Me Statutin e ri, VMRO-DPMNE do të mundet t’u marrë postet, atyre që largohen nga partia

Çdo kandidat për deputet, kryetar komune ose këshilltar i VMRO-DPMNE-së do të duhet që ta deponojë dorëheqjen përpara marrjes së funksionit. Dorëheqja do të aktivizohet nëse largohet në parti tjetër ose do të bëhet i pavarur. Kjo është njëra ndër zgjidhjet e mundshme për mbajtjen e lojalitetit të partisë me Statutin e ri të partisë, në të cilin komitetet komunale kanë më shumë vërejtje. Sipas Statutit të ri, nuk do të lejohet që brenda partisë të krijohen fraksione, njofton Portalb.mk.

Burimet partiake brifojnë për “Telma” se për shqiptimin e masave disiplinore do të vendos Gjykata Partiake e Nderit, ndërkaq do të formohet edhe Institut Patriotik, i cili, bashkë me Këshillin e Intelektualëve, do t’i afirmojë idetë dhe qëllimet e partisë. Më së shumti mbështetje ka për propozimin, çdo funksionar, duke përfshirë edhe kryetarin, të ketë më së shumti dy mandate nga katër vite, ndërkaq për mandatin e tretë duhet që të sigurojë 2/3-tat e mbështetësve. Në parti mendohet që të formohet edhe pozitë e re – udhëheqës me Komitetin Qendror.

Arsovski nga VMRO-DPMNE, thotë se të gjithë propozimet dhe idetë janë lëndë e konsultimeve dhe analizave dhe se trupat partiakë do të zgjedhin mekanizma më efektive. Jo-zyrtarisht, vërejtjet do të pranohen këtë muaj, ndërkaq më pas, propozim – statuti do të dorëzohet për miratim dhe publikim. Vitin e kaluar, ndryshimet i ka kërkuar edhe grupi i reformatorëve për demokratizim të partisë, por lideri i atëhershëm, Nikolla Gruevski, nuk pranoi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button