ODIHR do ta vëzhgojë referendumin me 270 monitorues

ODIHR do ta ndjekë referendumin me 270 vëzhgues. Misioni i ODIHR-së për vlerësim të nevojës për vëzhgim të referendumin ka rekomanduar mision vëzhgues, të përbërë prej 20 vëzhguesve afatgjatë dhe 250 afatshkurtër, njofton Portalb.mk.

Misioni për vlerësim i ODIHR-së, i cili javën e kaluar ishte në vend, në raport thekson se do t’i kushtojnë kujdes – para se gjithash kornizës ligjore, zbatimit të referendumit dhe ditës së votimit, fushatës, raportit financiar, por edhe mbulimit mediatik.

Në raport, në pjesën e kontekstit politik, qëndron se Marrëveshja me Greqinë për emrin ende është lëndë e diskutimit të madh dhe kontroverseve të shumta. Ata theksojnë se partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, e cila është kundër Marrëveshjes ende formalisht nuk e ka deklaruar qëndrimin se a do të marrë pjesë në referendum, edhe pse anëtarët e partisë kanë thënë se do të deklarohen më 10 shtator.

Ndryshe, referendumi i 30 shtatorit për çështjen e emrit nuk do të jetë referendumi i bar të cilin do ta monitoronte ODIHR-së në vend. ODIHR e ka vëzhguar edhe referendumin e nëntorit të vitit 2004, për organizim territorial, për të cilin ka dërguar 200 vëzhgues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button