“Bombë”, Protogjer e shan dhe ofendon avokatin e Mijallkovit, Shvrgovski

Në njërën nga “bombat” e pa dëgjuara më parë, ish shefi i Kabinetit të Nikolla Gruevskit, Martin Protogjer, ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska i thotë se prokurori publik i asaj kohe, tani avokat i ish shefit të Policisë Sekrete Sasho Mijallkov, Lupço Shvrgovski, është i paaftë, njofton Portalb.mk.

“Bastard i qelbur, nënën ia ***”, thotë Protogjer: “katër muaj pres për “shpresë”, lëndë të hapë. Ai punon për LSDM-në. Rast të pastër për arrestim ka për Natasha Savovën dhe asgjë nuk ka bërë”, thotë Protogjer, në lidhje me hapjen e njërasti për mashtrime zgjedhore.

Nga ana tjetër, ish ministrja Jankulloska thotë se Shvrgovski tërë kohën është i pirë.

“Tani ia përgatita një porosi me të shara, fis komunist”, thotë Protogjer gjatë bisedës me Jankulloskën.

Në seancën e sotme për lëndën “Titanik”, në Gjykatën Penale, ka vazhduar publikimi i “bombave”.

Ndryshe, në seancën e djeshme filluan të dëgjohen “bombat” në prani të opinionit, ndërsa Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar që 7 nga gjithsej 1.063 “bomba”  të dëgjohen pa praninë e opinionit sepse në to ka biseda private.

Seancat për “Titanik” për shkak të obligimeve të amësisë të ish-ministres Gordana Jakullovska do të mbahen në periudhën prej orës 10 e deri në 12 pas çfarë do të vijojë një orë pushim, pastaj nga ora 13 e deri në 15 me pushim prej një ore dhe nga ora 16 deri në 18.

Të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski,  si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen nga PSP për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit  të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012.

“Bombë”, Jankulloska dhe Protogjer: Patjetër t’i padisim gazetarët, nuk mund të luftojmë me A1

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP