SHBA paralajmëron më shumë masa kundër Turqisë

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar se mund t’i vendosin më shumë sanksione Turqisë, nëse kjo e fundit nuk e liron pastorin e arrestuar amerikan, Andrew Brunson.

Brunson është mbajtur në Turqi për gati dy vjet, si pasojë e dyshimeve për lidhje me grupe politike, transmeton REL.

Mosmarrëveshjet për lirimin e tij kanë detyruar dy ish-vendet aleate që të aplikojnë tarifa ndaj njëra-tjetrës.

Kjo situatë ka përkeqësuar krizën e valutës turke, lira, e cila ka humbur gati një të tretën e vlerës kundrejt dollarin amerikan nga muaji janar.

Megjithatë, vlera e lirës është rritur lehtas më herët gjatë kësaj jave, pasi Qeveria Turke ka rritur tarifat në importet e veturave, pijeve alkoolike dhe gjetheve të duhanit që vijnë nga SHBA-ja.

Mirëpo edhe ajo rritje duket të jenë lënë në hije nga kërcënimet e reja amerikane.

Javën e kaluar Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa në importet e mateleve që vijnë nga Turqia, derisa të enjten, Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë se “ne kemi edhe më shumë se kaq, në rast se Brunson nuk lirohet menjëherë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button