Pompeo formon ‘Grupin e Veprimit të Iranit’

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, është duke formuar një grup të posaçëm për të koordinuar dhe drejtuar politikën e SHBA-së ndaj Iranit.

Departamenti i Shtetit bëri të ditur se Pompeo do të prezantojë shumë shpejt pjesëtarët e këtij grupi veprimi. Zyrtarët thanë se grupi do të kryesohet nga Brian Hook, i cili aktualisht është drejtor i Departamentit të Shtetit për planifikimin e politikave, transmeton REL.

Ata thanë se Hook pritet të zëvendësohet në punën e tij të tanishme nga Kiron Skinner, akademik i politikës së jashtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP