Tragjedia e Xhenovës, shtyhen dy ndeshje të Serisë A

Tragjedia me urën e shëmbur mbi qytetin e Xhenovas nuk do të ndërpresë kampionatin italian të futbollit, pavarësisht kërkesës së klubeve të qytetit, Genoa dhe Sampdoria, transmeton Top Channel. 

Vendimi u mor pasditen e sotme nga Liga e Futbollit në Itali, që njoftoi se këtë javë do të luhen 8 nga 10 ndeshjet e Serisë A.

Përjashtim do të bëjnë vetëm skuadrat e qytetit të Xhenovës, që nuk do të zbresin këtë javë, duke bërë që të shtyhen për një datë të papërcaktuar Milan-Genoa dhe Sampdoria-Fiorentina.

Të gjithë takimet e tjera, do të luhen sipas kalendarit të caktuar më herët, duke filluar nga Chievo-Juventus, të shtunën në orën 18:00, në stadiumin “Bentegodi” të Juventusit.

Vlen të theksohet se në të gjitha takimet që do të luhen, lojtarët do të zbresin në fushë me shirit të zi në krah dhe do të mbahet një minutë heshtje para çdo ndeshjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP