Protugjer ka kërkuar nga Jankievski që ambasadorët derë më derë të nxjerrin votuesit e diasporës

Në Gjykatën Penale ka përfunduar seanca e sotme për rastin “Titanik” ku u dëgjuan “bombat” e Prokurorisë Speciale Publike, ku të akuzuar janë disa funksionarë të mëparshëm në lidhje me parregullsitë në zgjedhjet e vitit 2012, përcjell Portalb.mk

Në 15 bomba që sot u lëshuan në gjykatë për lëndën e PSP-së për parregullsitë zgjedhore “Titanik” u dëgjuan biseda se si kryesia e VMRO-DPMNE-së merret vesh që diaspora të paraqitet [për zgjedhje pasi interesi ka qenë shumë I vogël.

 

“Vetëm 30 njerëz janë paraqitur”, I thotë Mile Janakievski Matrin Protugjerit pas çka ai përgjigjet “Çka po flet?” A është e nevojshme nga secili kontinent nga 1000 njerëz? Lajmëroju nëpër ambasada, obligoi të gjithë ambasadorët dhe konsujt që të shkojnë nga dera në derë. Atje të gjithë janë të getoizuar”, i thotë Protugjer.

Pas kërkesës së PSP-së, vetëm 7 nga gjithsej 1063 “bomba” nuk do të dëgjohen në prani të publikut për shkak se përmbajnë biseda private.

Për rastin “Titanik” nga ana e PSP-së janë dorëzuar 5910 materiale dëshmuese dhe 191 dëshmitarë.

Gjykimi i sotëm u ndërpre për shkak të të drejtave të amësisë së Jankullovskës dhe do të vazhdojë nesër me dëgjimin e “bombave” të reja.

 

Pas lindjes, Gordana Jankullovska e pranishme në seancë gjyqësore për “Titanik”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button