“Fshirja” e të papunësuarve?

 Në listën e të papunësuarve – 607 magjistra dhe 17 persona me doktorate

– Shkallë më të lartë të papunësisë tek maqedonasit dhe tek shqiptarët
– 66 për qind e të papunësuarve, kërkojnë punë më shumë se 2 vjet

Kush prej armatës prej 266.832 të papunëve do të pësojë me operacionin qeveritar – fshirje nga listat në Agjencinë për punësim? A do të jenë të papunët që janë recidiv të golgotave falimentuese apo të të rinjtë që edhe me arsim të lartë – s’kanë punë?. Terreni për “pastrim” në listat po bëhet gati. Me rregullat e reja, shteti po përgatit tre skenarë sipas të cilave do të ajroset numri i të papunësuarve. Portalb analizon.

1.Të papunësuarit deri 12 muaj, do t’i ofrohet punë përkatëse. Kjo do të thotë angazhim në përputhje me arsimin, por në të njëjtën kohë ligji parasheh edhe vend pune i cili mund të jetë deri në 20 orë largësi, apo nëse i papunësuari jeton në Shkup, duhet të pranojë ofertë pune, për shembull në Kërçovë, dhe anasjelltas. Transporti mund të jetë publik (shtetëror) ose ta organizojë punëdhënësi.

2.I papunësuari prej 12 deri në 24 muaj do të marrë ofertë  për punësim të përshtatshëm. Në kët skenarë të dytë, do të ofrohet punë që është për një shkallë më e ulët se arsimi dhe aftësia e të papunësuarit. Edhe këtu vlejnë rregullat për transport deri në 2 kilometra largësi nga vendi i punës.

3. Të papunësuarit më shumë se 24 muaj ofertën nuk do ta ketë as përkatëse, as të përshtatshme, por do të ofrohet punë “tjetër”. Nëse e refuzon, fshihet nga lista e të papunësuarve zyrtarë dhe shkon në listën e kërkuesve pasivë të punës.

Në këto tre skenarë, derisa opozita njohu tentimin e pushtetit që vetëm në mënyrë administrative ta ulë papunësinë, bashkësia afariste, por edhe opinioni i ekspertëve paralajmëron në jo kushtetueshmëri të vendimeve.

“Masa e tanishme qeveritare duhet të kalojë nëpër shumë filtra për të dhënë efektin përfundimtar, kështu konceptualisht, unë mendoj se nuk përputhen me Kushtetutën, për shkak se gjatë një diplome që ka një person, ne të njëjtin duhet ta degradojmë. Mendoj se do të bëjmë padrejtësi ndaj njerëzve andaj duhet me kujdes të shqyrtohet kjo çështje”, thekson Menderes Kuçi, njeriu i parë i Odës së Maqedonisë Veriperëndimore.

Në të njëjtën kohë reagoi edhe sektori joqeveritar. “Ministrisë së Punës dhe Kuvendit të Maqedonisë publikisht i porosisim se edhe këtë dispozitë jo kushtetuese do ta kontestojmë para Gjykatës së Kushtetutës pas hyrjes së saj në fuqi dhe në bazë të “precedentit” tashmë të krijuar në praktikën gjyqësore, do të kërkojmë pezullimin e saj me procedurë urgjente, theksojnë nga Lenka joqeveritare.

Sipas matjeve të fundit të Entit të statistikave, shkalla e papunësisë, gjegjësisht numri i të papunësuarve është rritur me fillimin e këtij viti 2012 dhe është afruar në 32 për qind.

Shkalla e papunësisë

2010                                32,0% 

2011                                 31,4% 

2012 ( Kuartali i I)             31,6%

Analizuar në strukturën e të papunësuarve madje 66 për qind e tyre në evidencën e të papunësuarve qëndrojnë më shumë se 2 vite.

Personat e papunë sipas kohë pritjes

2 vite                       26 746 
3 vite                          20 882 
4 vite                           14 103
5-7 vite                                   34 403 
8 e më shumë vite                     79 726  

Sipas përkatësisë nacionale, si shifër absolute, më së shumti të papunë janë maqedonasit, më pas vijojnë shqiptarët, romët dhe turqit.

Papunësia sipas përkatësisë nacionale

Maqedonas     65,5% 
Shqiptarë         22,7%  
Romë             4,5% 
Turqi               3,8%  

Sipas rendimit të Entit për statistikë lidhur me strukturën e moshës shkallë më të madhe të papunësisë prej 55.9 për qind ka tek të rinjtë, të moshës mes 15 dhe 24 vjeç. Shkalla e papunësisë tek personat të moshës 25 dhe 49 vjeç arrin 29.8 për qind ndërsa tek ata mbi 50 deri në 64 vjeç arrin 26.5 për qind, dhe pikërisht kjo kategori konsiderohet si njëra nga më thyeshmet për shkak se bëhet fjalë për njerëz që janë në vite të shtyra, pa arsim dhe aftësi të lartë.

Ish-drejtoresha e Agjencisë për punësim Biljana Jovanovska në modelin e shtetit që të bëjë dallim mes kërkuesve pasivë dhe aktivë të punës vërejti tentim të përgatitjes së terrenit për një valë të re të papunësuarve – gjeneratë e qytetarëve akademikë që shteti i stimulonte të kryejnë arsim të lartë.

“Kaloi periudha edhe i atyre 5 viteve për studime, një pjesë e madhe e të rinjve diplomuan dhe magjistruan andaj i pashmangshëm është periudha deri në fund të vitit që ata përmes evidentimit si të papunë në Agjencinë për punësim nga Qeveria të kërkojnë atë që u është premtuar dhe të drejtën kushtetuese të punës”, thekson Jovanovska.

Për dallim nga reagimet dhe akuzat e ashpra për pastrim administrativ, ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski pohon se nuk do të ketë fshirje, por vetëm transferim të të papunësuarve prej një liste në tjetrën.

“Me ndryshimet e propozuara të ligjit vendoset evidentimi i personave të cilët në mënyrë aktive kërkojnë punë dhe persona që nuk kërkojë punë. Nëse një person i caktuar nuk dëshiron të angazhohet me punë, ai nuk fshihet nga evidentimi. Por ai person nuk do ta ketë statusin e kërkuesit aktiv të punës”, thekson ministri.

Përveç kushtetueshmërisë së vendimit, për bashkësinë afariste njëra nga çështjet kyçe është se sa ky koncept i ri qeveritar në mënyrë efektive do t’i përgjigjet nevojave të ekonomisë. 
Sipas Menderes Kuçit, kompanitë do të punësojnë profile të punëtorëve që realisht kanë nevojë e jo me çdo çmim.

Në listën e të papunëve (në muajin maj) ka 21.000 qytetarë akademikë, 607 magjistra dhe 17 njerëz me doktorate. Vetëm para dy viteve, në muajin e njëjtë, numri i magjistrave të papunë arrin 255, ndërsa numri i të papunëve me arsim të lartë dhe me doktorate është përafërsisht i njëjtë me pozicionet e tanishme. 

Shkruan: Aneta DodevskaAutorja është bashkëpunëtore e jashtme e Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button