IPK: Në rastin e Valbona Markut s’kishte shkelje nga Policia

Inspektorati Policor i Kosovës, me anë të një komunikate për media, ka bërë të ditur se në bazë të gjetjeve të tyre, del se pjesëtarët e policisë në Gjakovë kanë bërë punën e tyre në rastin e Valbona Markut, transmeton REL. 

Në komunikatë të IPK-së, bëhet e ditur se veprimet policore, të cilat janë ndërmarrë në ditën kur ndodhi vrasja e Valbona Markut dhe vajzës së saj, në fshatin Brekoc të komunës së Gjakovës.

“Për të gjitha këto veprime të ndërmarra nga zyrtarët policorë, të njëjtit kanë informuar po atë ditë prokuroren kujdestare të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ku nga prokurorja kujdestare nuk është kërkuar ndonjë veprim shtesë lidhur me këtë rast”, bën të ditur IPK-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button