Simeone hyn në historinë e Atleticos, si trajneri më fitues

Diego Simeone ishte këtë verë në orbitën e shumë ekipeve të njohura europiane, por fjala e dhënë ndaj presidentit Enrique Cerezo e mbajti në skuadrën më të dashur, e duket se rezultatet po i japin të drejtë.

Ish-futbollisti “vullkanik” i Lazios dhe Interit arriti të shpikë një sukses emocionues mbrëmjen e së mërkurës ndaj Realit të Madridit, duke fituar Superkupën e Europës, njofton TCH.

“Galaktikët”, në një version të formatuar në fushë dhe në pankinë, iu dorëzuan formacionit të Diego Simeones, e ky i fundit u bë trajneri më fitues në historinë e Atleticos së Madridit.

“Cholo” siguroi trofeun e 7 të rëndësishëm në drejtimin e “Los Colchoneros”, duke lënë pas një legjendë si Luis Aragones, që në 4 vite si trajner i Atleticos kishte fituar 6 trofe të ndryshëm.

Para se të ngrinte lart Superkupën e Europës, në stadiumin e Talinit, Simeone triumfoi në dy finale të Europa League, mori më parë të njëjtën Superkupë, si dhe triumfoi në Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Ndërkohë, argjentinasi, që u lakua para pak javësh edhe për pankinën e kombëtares së tij, bëhet trajneri i parë në historinë e Atleticos që kalon rivalët e një qyteti në 3 finale të ndryshme. Simeone ka mundur Realin në Superkupën Europiane, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button