Komuna e Tetovës thirrje institucioneve: Ndaloni masakrën ndaj Sharrit

Pas denoncimit të prerjes masive të drunjve në Malin Sharr, Komuna e Tetovës ka adresuar thirrje deri tek institucionet përkatëse rrjedhimisht Ministria e Punëve të Brendshme (Tetovë) dhe Pyjet e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Nga Komuna e Tetovës i ftojnë institucionet që të mos bëhet prerja e Malit Sharr në vende të palejueshme.

“Ju kërkojmë që të intervenohet dhe në kohë të parandalohet kjo masakër në mal dhe kërkojmë procesverbal nga terreni”, thuhet në shkresën e Komunës së Tetovës.

Ndryshe, Portalb.mk, ka siguruar fotografi të disa kamionëve të cilët shihen se si janë të ngarkuar me drunj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button