Plomp paralajmëroi ndihmë ekspertësh nga Holanda për Maqedoninë për reformat në gjyqësor

Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës Vauter Plomp në të cilën është shprehur mbështetje në politikat që i zhvillojnë ndaj integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

“Pres shumica e qytetarëve të votojnë për ardhmërinë euroatlantike të Republikës së Maqedonisë në referendumin e ardhshëm”, tha kryeministri Zaev, kumtoi shërbimi qeveritar për media.

Në takim, siç theksohet në kumtesë, është konstatuar se rëndësi të madhe ka çdo qytetar dhe subjekt politik ta ketë parasysh edhe përgjegjësinë personale për momentin historik që hap perspektiva ekonomike dhe evropiane për vendin tonë dhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

“Gjatë bisedës është shprehur pritja se Maqedonia do të vazhdojë me proceset reformuese, posaçërisht në pjesën në gjyqësisë, që do të kontribuojë në procesin euro-integrues. Ambasadori holandez në këtë drejtim paralajmëroi ndihmë ekspertësh nga Holanda për Maqedoninë. Gjithashtu është shprehur edhe pritja se Maqedonisë së shpejti do të bëhet vendi i 30-të anëtarë i NATO-s”, theksohet në kumtesë.

Kryeministri Zaev në takim i është falënderuar ambasadorit holandez Plomp për mbështetjen parimore nga Mbretëria e Holandës në proceset demokratike të Republikës së Maqedonisë, përfshirë edhe mbështetjen e nivelit parimor të procesit aktual politik i rëndësishëm për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button