Thaçi dhe Vuçiq mund të nominohen me çmimin Nobel për Paqe

Nëse nyja e Kosovës zgjidhet deri në pranverën e vitit të ardhshëm, ekzistojnë gjasa të mëdha që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e Federica Mogherini të nominohen për çmimin Nobel për Paqe.

Siç raporton e përditshmja serbe “Danas” duke u thirrur në burime ndërkombëtare diplomatike, hapi i parë drejt nominimit të mundshëm të presidentit të Kosovës, është promovimi i librit të tij më të ri autobiografik “New State, Modern Stateman” nëpër shtetet perëndimore, transmeton Telegrafi.

Autorët e librit autobiografik të presidentit Thaçi janë gazetarët britanikë  Roger Boys dhe Suzy Jagge. Ky libër deri më tani është promovuar në Londër, Berlin, Paris dhe Vjenë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button