Pas kontrollit në hotelin e Zherovjanit, policia ka arrestuar 9 persona

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë mbrëmë ka kryer kontroll në një objekt hotelerik në fshatin Zherovjan të Tetovës, nga ku u arrestuan 9 persona, tetë femra dhe një mashkull – pronar i hotelit, njofton Portalb.mk.

Sipas asaj që informuan nga SPB Tetovë, tre femra të arrestuara janë shtetase të Republikës së Serbisë, një e Republikës së Bullgarisë dhe pesë shtetase të Republikës së Maqedonisë.

“Në periudhën prej ora 23:00 të datës 15.08.2018, deri ora 00:40 minuta të datës 16.08.2018, pjesëtarët e Sektorit për Punët të Brendshme të Tetovës, kanë kryer kontroll aksioni në një objekt hotelerik në fshatin Zherovjan, pronë e personit A.A. (28) nga fshati Bogovinë. Në objekt janë ndaluar nëntë femra, edhe atë katër shtetase të huaja, tre nga Republika e Serbisë dhe një nga Republika e Bullgarisë, si dhe pesë shtetase të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Nga atje njoftuan se personat e arrestuar do t’i nënshtrohen procedurës për hetim të metutjeshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP