Nora ka përmbushur një pjesë të ëndrrës, në botëror synon pjesën tjetër

Me medaljen e artë në kampionatin evropian Nora Gjakova ka përmbushur njërën pjesë të ëndrrës së saj. Pjesën tjetër të ëndrrës mund ta realizojë menjëherë muajin tjetër.

Pas titullit evropian, Nora synon medalje nga Kampionati Botëror. Ajo ende nuk ka medalje nga kampionatet botërore të xhudos dhe vlerëson se botërori që mbahet në Baku të Azerbajxhanit prej 20 deri më 27 shtator mund të jetë i vërteti.

Për dallim nga vitet e kaluara kur botërori mbahej në gusht, këtë vit mbahet në shtator. Botërori është ngjarja kryesore e vitit në sportin e xhudos, në vitet kur nuk ka Lojëra Olimpike, shkruan sot Koha Ditore.

Nora Gjakova 25-vjeçare këtë vit ka shkëlqyer në kategorinë deri 57 kilogramë. I ka katër medalje, të gjitha të arta. Pos medaljes së artë të fituar në evropianin e mbajtur në prill në Tel-Aviv, e artë ishte edhe në turnetë Grand Prix të mbajtur në Tuniz dhe në Antalya. Me shkëlqim të njëjtë fitoi medalje edhe në Lojërat Mesdhetare të mbajtura në Tarragona të Spanjës në fund të qershorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button