Sulmohet dega e agjencisë së Inteligjencës në Kabul

Zyrtarët e Afganistanit kanë njoftuar se disa persona të armatosur kanë nisur një sulm në Qendrën e Inteligjencës për trajnime në Kabul.

Zyrtari policor, Abdul Rahman, ka thënë më 16 gusht se, sulmuesit janë fshehur në një ndërtesë afër Qendrës, që ndodhet në perëndim të kryeqytetit afgan, njofton REL.

Ai ka thënë se personat e armatosur kanë shtënë drejt ndërtesës, mirëpo ende nuk është bërë e ditur se sa persona janë të përfshirë në këtë sulm.

Zëdhënësi i Policisë së Kabulit, Hashmat Stanekzai, ka thënë se sulmuesit kanë gjuajtur me granata dhe armë tjera.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi ka thënë se njësitet speciale kanë arritur në skenën e sulmit.

Ende nuk është njoftuar për viktima apo rreth asaj se kush është përgjegjës për sulmin.

Ky incident ka ndodhur vetëm një ditë pasi nga sulmi me bombë vetëvrasëse në një lagje të Kabulit të banuar me shiitë, janë vrarë 34 persona dhe janë plagosur 56 të tjerë.

Talibanët kanë kundërshtuar përfshirjen në sulmin me bombë.

Ndonëse e mbështetur nga Perëndimi, Qeveria e Afganistanit është përballur me talibanët dhe grupe tjera militante prej tërheqjes së shumicës së trupave të NATO-s nga ky vend më 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP