Hoti mirëpret deklaratën e Merkelit për kufijtë

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti ka mirëpritur deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel kundër ndryshimit të kufijve.

Ai në Facebook ka shkruar se pret që pas kësaj deklaratave dhe të tdisa qeverive të tjera, të ndalen siç ka thënë ai personat në Kosove e Serbi qq po promovojne këtë ide, të cilat padyshim se po e bejnë në menyrë të koordinuar, transmeton Klan Kosova.

“Në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, kjo ide e ka nxjerrë në pah pasigurinë politike të krejt Ballkanit Perendimor. Kjo padyshim se do të shtyejë proceset euro integruese të rajonit, por do të ndikojë edhe në përkeqësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale, duke e rënduar jetën e qytetarëve’.

“E mira është se në Kosovë tanimë është krijuar masa kritike e spektrit politik për të mos lejuar eksperimente të tilla që po bëhen për hesape personale.Megjithatë, ajo që tanimë ka ndodhur është dërgimi i sinjaleve të paqarta tek miqtë tanë dhe tek shtetet që ende nuk na kan\ë njohur lidhur me atë se çfarë duan qytetarët e Kosovës. Kjo e ka futur në qorrsokak diplomacinë tonë dhe ate të vendeve mike, që ka rezultuar me stopim të plotë të integrimit të Kosovës në mekanizma ndërkomëbtare ku ka qenë e mundshme, si dhe ka stopuar plotësisht njohjet e reja”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button