Dentisti zbulon se “frymëmarrja me gojë” ju prish dhëmbët!
Frymëmarrja me anë të gojës nuk dëmton vetëm dhëmbët tuaj por ndikon edhe në gjendjen e përgjithshme të shëndetit tonë. Dentist Australian Dr. Lewis Ehrlich na tregon një pamje tërësore të mënyrës se si ai i trajton pacientët e tij, duke u fokusuar te lidhja midis shëndetit oral dhe mirëqënies tërësore. Frymëmarrja me gojë sidomos gjatë natës gërryen smaltin e dhëmbëve dhe shkakton prishjen e dhëmbëve, shkruan Bordo.al.
Sipas Dr.Ehrlich, hunda shërben si një system filtrimi që ndihmon në filtrimin e baktereve dhe toksinave që mund të na sëmurin.
Problemet dentare që shkaktohen nga frymëmarrja me anë të gojës
- Frymëmarrja me anë të gojës than pështymën duke I hequr dhëmbëve kështu efektin mbrojtës
- Pështyma ka aftësi që të vrasë mikrobet në gojë të cilat prodhojnë acid
- Në nivele normale pH në gojë është neutral 7.7
- Nëse konsumoni lëng portokalli ose pije me gaz para se të flini ato gërryejnë smaltin e dhëmbëve tuaj.
- Dr.Ehrlich theksoi gjithashtu se frymëmarrja me gojë ndikon më gjerë në trupin tonë. Duke qenë se frymëmarrja me anë të hundës na ndihmon që të balancojmë oksogjenin me dioksidin e karbonit dhe parandalon frymëmarrjen e tepërt.
Si të fillojmë të marrim frymë me hundë
- Ngrini kokën ndërsa flini
- Trajnoni veten tuaj gjatë ditës duke mbajtur gojën mbyllur, mani një qëndrim të saktë dhe mbani një model të qëndrueshëm të frymëmarrjes
- Flini në një anë ose përmbys jo me shpinë
- Bëni aktivitet fizik
- Largoni alergjenet nga shtëpia juaj
Burimi/Dailymail