Dorëhiqet nga shkaku i kërcënimeve prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij nga shkaku i kërcënimeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandar Lumezi, deklaroi se më parë në formë të shkruar nuk është informuar nga ana e Blakajt se ka marrë kërcënime lidhur me punën e tij, dhe se e vetmja shkresë zyrtare ka qenë dorëheqja e tij.

Lumezi reagoi vetëm pasi mediat kosovare shkruan se Blakaj kërcënuar gjatë hetimit për imamin e xhamisë së Madhe në Prishtinë, Sheqet Krasniqi, dhe së fundmi rreth manipulimeve me listën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në njoftimin e tij Lumezi thekson se prokurori Blakaj, në kohën sa po hetonte rastin “Lista e veteranëve të UÇK-së“, ka marrë informacione se pjesëtarë të komisionit mjekësor në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë marrë kërcënime gjatë punës së përcaktimit të statusit të invalidit të luftës për çka është nisur një hetim në policinë e Kosovës.

Me kërkesë të prokurorit Blakaj, siç thekson Lumezi, Policia e Kosovës përforcoi patrullimin rreth vendeve ku Komisioni punonte dhe kohë pas kohe kontrollonte nëse gjithçka po shkonte sipas planit. Megjithatë, prokurori Blakaj nuk lajmëroi nëse ai personalisht ka marrë kërcënime.

Po ashtu, kryeprokurori posedon informacione se prokurori Blakaj përmes rrjetit social Facebook ka marrë porosi kërcënues: “Dënoni kriminelët, e jo hoxhallarët”. Atëherë Blakaj në Policinë e Kosovës dha deklaratë se nuk ndjehet i kërcënuar, por shqetësohet për familjen e tij, veçmas për fëmijët dhe kërkoi ndjekje policore për fëmijët e tij gjatë shkuarjes dhe kthimit nga shkolla, që edhe e mori.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ashpër kritikoi kërcënimet në adresë të prokurorit Elez Blakaj.

“Dënoj ashpër kërcënimet ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Elez Blakaj, në ushtrimin e funksionit të tij. Sundimi i së drejtës është themeli i një shteti dhe shoqërie demokratike dhe një ndër hallkat më të rëndësishme në forcimin e perspektivës evropiane të vendit tonë. I mbështes fuqishëm institucionet tona të drejtësisë në punën e tyre të palodhshme për forcimin e sistemit të drejtësisë që është funksional, transparent, llogaridhënës dhe që gëzon besim të plotë nga të gjithë qytetarët e vendit”, shkroi Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button