Serbët e Kosovës letër të hapur Vuçiqit: Mos u dorëzo të luftosh

Të gjitha dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë i kanë kërkuar Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që të luftojë për ta.

Në një letër të hapur serbët i kanë thënë Vuçiqit që të mos dorëzohet për gjetjen e një zgjidhjeje me Kosovën, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

“Në emër të popullit serb në Kosovë dhe Metohi, që në politikën tënde sheh vetëm shpresën për mbijetesë në shtëpitë shekollure, të lutemi që të mos dorëzohesh, të luftosh për kompromis dhe zgjidhje të qëndrueshme”, thuhet në letër.

“Kjo nënkupton të ardhme më të mirë jo vetëm për serbët në Kosovë dhe Metohi por gjithashtu gjithë popullit serb”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button