MSH: Janë siguruar mjete për specializantët privat

Ministria e Shëndetësisë me ndihmë të Qeverisë ka siguruar mjete buxhetore për pagesën e specializantëve privat të regjistruar në konkursin e janarit të vitit 2018. Kjo informatave vjen pasi që specializantët privat sot i kanë dërguar letër të hapur kryeministrit Zoran Zaev, në të cilën thanë se deri më tani nuk u janë dhënë kurrfarë rroga, njofton Portalb.mk.

“Të gjithë specializantët privatë të cilët kanë fituar të drejtën për kompensim mujor në konkursin e fundit për specializantë privat nuk janë kalkuluar në buxhetin e Maqedonisë i cili është miratuar në fund të vitit 2018-të. Për këto arsye, shërbimet profesionale kanë punuar gjatë kohë me qëllim që të sigurohen mjete për të gjithë kolegët specializantë që marrin kompensim të rregullt mujor për punën e tyre. Me atë, e kemi plotësuar qëllimin tonë që edhe specializantët privat të shpërblehen për punën e tyre”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Prej atje thonë se mjetet, specializantëve privat do t’ua paguajnë në mënyrë retroaktive, gjegjësisht nga momenti kur Ministria e Shëndetësisë është përkushtuar dhe u ka premtuar se do të fillojë pagesa, gjegjësisht që nga muaji korrik.

Specializantët privat letër Zaevit: Nuk ka gjurmë nga paga e premtuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button