Haradinaj ngushëllon homologun italian për tragjedinë në Gjenova

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Italisë Giuseppe Conte me rastin e tragjedisë që ka ndodhur dje në Gjenova ku pas shembjes së një mbikalimi kanë humbur jetën dhjetëra persona, njofton Koha.net.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se populli i Kosovës bashkëndjen me familjarët e viktimave në këto çaste të dhimbshme.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

I kam dërguar telegram kryeministrit italian Giuseppe Conte, në të cilin, në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, i shpreha ngushëllime për humbjen e dhjetëra jetëve të qytetarëve dhe lëndimin e shumë të tjerëve në tragjedinë e Genovas. Lutemi së bashku me popullin mik italian dhe bashkëndjejmë me familjarët e viktimave në këto çaste dhembjeje.

Shembja e urës në Gjenova, dhjetëra të vrarë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP