Persona të panjohur kanë djegur palma në kopshtin e Klinikës “Zhan Mitrev” (VIDEO)

Klinika “Zhan Mitrev” informon se në dy ditët e kaluara kanë ndodhur incidente në rrethin e spitalit, ku një grup i personave të rinj për arsye të panjohura i kanë djegur disa palma, njofton Portalb.mk.

Incidenti është regjistruar nga kamerat e sigurisë së spitalit dhe incizimet do të përdoren për hetimin e mëtutjeshëm në të cilin do të kërkohet se kush janë kryerësit e veprës dhe cilat janë motivet. Nga Klinika, kanë dërguar edhe video nga kamerat e sigurisë.

“Disa ditët e fundit, në rrethin e Klinikës Zhan Mitrev, janë djegur dy palma. Në dy incidente të veçanta, grupe të personave të rinj, në orët e vona kanë djegur një pjesë të palmave të mbjella në kopshtin rreth parkingut të klinikës”, thuhet në kumtesë.

Për më shumë shihni video-incizimin:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button