Shokuese: Një mësues në Serbi dy vite ka fshehur se ka SIDË

Prindërit fëmijët e të cilëve mësojnë në shkollën fillore “Mbreti Petar i Parë (Kral Petar Prvi) janë në panik pasi u konfirmua se mësuesi 63 vjeçarë M.M plot dy vite kishte fshehur se ka SIDË. Për këtë sëmundje të mësuesit ndoshta ende nuk do të dihej poqëse ai nuk sëmurej nga turberkuloza.

Prindërit e fëmijëve janë të zemëruar për shkak të vetë faktit se mësuesi dy vjet kishte fshehur se është i sëmurë nga SIDA, ndërsa punonte me fëmijë.

Mësuesi kohës së fundit seriozisht ishte sëmurë ndaj e kishte të vështirë të shkonte në shkollë, ndërsa prindërve dhe nxësve u vinte keq për të dhe në çdo mënyrë donin t’i ndihmonin.
Por tani mund të paramendohet mllefi dhe dëshpërimi i tyre pasi u zbulua e vërteta rreth sëmundjes së mësuesit.

Tani të gjithë nxënësit që kanë qenë në kontakt me mësuesin janë duke u testuar që të shihet nëse janë të infektuar me tuberkulozë.

Prindërit tani nga Ministria e Arsimit kërkojnë ndërrimin e drejtorit të shkollës për shkak të zhvillimit të tanishëm të gjërave. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button