Zidane po pret të zë vendin e Mourinhos tek Unitedi
Zinedine Zidane raportohet se ka refuzuar disa oferta pasi po pret që të zë vendin e Jose Mourinhos si trajner i ardhshëm i Manchester Unitedit.
Ish-trajneri i Realit u largua nga Bernabeu në muajin maj pasi fitoi tre herë rresht Ligën e Kampoionëve, transmeton Koha.net.
“L’Equipe” shkruan se 46-vjeçari synon të kalojë në Premier Ligë, përkatësisht te skuadra nga Old Trafford.
Unitedi shpërbleu Mourinhon me kontratë të re që e mban në Angli deri më 2020, por një sezon i dobët vitin e shkuar dhe përsëritja eventuale e tij sivjet mund të shpijë në largim të portugezit.