Sot Superkupa e Evropës, Reali dhe Atletico ndajnë mejdanin në Tallin

Superkupa e Evropës këtë vit është vendosur në Tallini të Estonisë, ndërsa gjithçka është gati për dy klubet madrilene.

Në fushë do të jetë Real Madridi, si fitues i Ligës së Kampionëve, por kësaj radhe pa dy personazhet kryesore që e dërguan drejt triumfit, Zinedine Zidanen në bankë dhe pa yllin Cristiano Ronaldo, ndërsa në anën tjetër  Atletico Madridi, fitues i Ligës së Evropës, me disa ndryshime, por me trajnerin e njohur Diego Simeone.

Një derbi lokal që shpesh di të jetë i zjarrtë dhe do të fillojë nga ora 21:00.

Përballja e sotme (FOTO: MARCA)

Real Madridi me në krye Julien Lopetegiun, kërkon të tregojë që përsëri do të jetë në krye të Evropës, ndërsa Atletico kërkon të hakmerret për shumë humbjet në finale, transmeton Telegrafi.

Lopetegui e nis me ndeshje interesante

Pritet me shumë vëmendje pozita që do të ketë Luka Modric në këtë ndeshje, por edhe paraqitja e Antoine Griezmann që u shpall kampion bote me Francën.

Të dy klubet nuk kanë luajtur asnjëherë në një finale Superkupe, por janë takuar dhjetë herë mes vete në garat evropiane.

Antoine Griezmann (Getty)

Kjo finale vjen edhe me ndryshime në rregullore.

Të dyja, Real Madridi dhe Atletico Madridi, do të lejohen të kenë deri në 12 zëvendësues, ndërsa mund të bëjnë katër zëvendësime nëse ndeshja shkon në kohën shtesë.

Megjithatë nuk do të ketë VAR për këtë ndeshje, ndërsa gjyqtar është polaku Szymon Marciniak.

Formacionet e mundshme 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP