Zjarr në Forinë të Gostivarit, janë djegur një stallë dhe çati të tre shtëpive

Në zjarrin që është vënë dje në mëngjes në fshatin Forinë të Gostivarit është djegur tërësisht stalla dhe çatia e tre objekteve përreth. Në zjarr nuk ka persona të lënduar.

Sipas SPB Tetovë, dje rreth orës 6:30 është shkaktuar zjarr në një stallë, pronë e personit M.A. nga fshati Forinë. Zjarri, sipas pronarit, ka shpërthyer në katin e parë të stallës, me ç’rast është djegur tërësisht konstruksioni prej druri i çatisë, një kafaz ku ka pasur pëllumba, pajisje dhe materiale ndërtimore.

Zjarri së shpejti i ka përfshirë objektet fqinje me ç’rast  është djegur tërësisht konstruksioni prej druri stallës, një pjesë e katit të parë, si dhe çatia e shtëpisë pronë e N.R. nga fshati Forinë. Në zjarr janë djegur edhe një pjesë e katit të parë dhe konstruksioni i çatisë së shtëpisë pronë e A.R. nga fshati Forinë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes është kryer me ç’rast punohet në zbulimin e shkakut për shpërthim të zjarrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button