Shekerinska: Maqedonia ka çfarë t’i ofrojë NATO-s

Poligoni ushtarak në Krivollak është shembull tipik për atë se Maqedonia nuk pret vetëm që të bëhet anëtare e NATO-s, për t’i shfrytëzuar përfitimet e anëtarësimit, por se si shtet ka çfarë t’u ofrojë aleatëve, porositi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në ditën e mysafirëve të lartë në Krivollak gjatë kohës së vizitës së trajnimit të forcave tokësore amerikane, të cilët mu në këtë poligon nga 1 deri më 20 gusht i trajnojnë shkathtësitë e tyre, njofton Portalb.mk.

Shekerinska ka informuar se në periudhën e kaluar është investuar në kapacitetet e Krivollakut dhe nivelin e certifikimit.

“Komanda e 7-të amerikane e forcave ushtarake ka dhënë certifikatë ushtarake që poligonin Krivollak mund ta përdorin edhe forcat e tyre ajrore. Ndërkaq sot, për herë të parë përveç forcave tokësore edhe aviacioni i tyre ka mundësi që të trajnohet në këtë poligon”, deklaroi Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button