Specializantët privat letër Zaevit: Nuk ka gjurmë nga paga e premtuar

Gjenerata e specializantëve privat 2018, janë nënshkruar në letrën e hapur të dërguar deri te kryeministri Zoran Zaev, duke theksuar se Qeveria nuk e ka plotësuar premtimin që t’u japë rrogë nga  maji i këtij viti, ashtu sikur që u ndan specializantëve tjerë, njofton Portalb.mk.

Ata thonë se janë të diskriminuar dhe janë të obliguar që të mendojnë për ta lëshuar shtetin.

“Në panel diskutimin e organizuar nga disa asociacione të specializantëve, ashtu sikur edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria më 11 korrik, ju kryeministër premtuar se “që nga ky muaj do të marrin rrogë edhe ata që janë paraqitur në konkursin e janarit”. Njëjtë u premtua edhe më 11 maj nga Ministria e Shëndetësisë. Atëherë ministri tha “Ju jeni pjesa krative e shoqërisë sonë, ju patjetër duhet që të ngeleni në këtë vend, ju jeni ardhmëria e shëndetësisë dhe medicinës sonë. Nga korriku do të paguhet rroga e majit, ashtu siç marrin edhe specializantët tjerë, ndërkaq plotësisht punojmë në zgjidhjen e problemit tuaj”, shkruhet në letrën e specializantëve të cilën ia kanë dërguar kryeministrit Zaev.

Ata thonë se “procesi ende nuk është as në fillim, ndërkaq kanë përshtypje se tërë një gjeneratë e mjekëve të rinj janë të diskriminuar”.

“Sot kur shpesh shohim tituj të llojit: madje 86% studentëve mjekë të diplomuar largohen nga Maqedonia, pyesim se pse Qeveria e Maqedonisë dhe para se gjithashtu ju kryeministër, lejoni që 92 mjekë të rinj të ngelen pa kurrfarë kompensimi në periudhën më të paqëndrueshme të jetëve të tyre! Theksojmë se para nesh është periudhë e rëndë financiare. Tanimë për dy javë na presin harxhime lidhur me regjistrimin e semestrit të ri me vlerë prej 67.500 deri në 80.000 denarë për secilin. Ju lusim që ta realizoni të premtuarën. Sot kur emigrimi bëhet gjithnjë e më i lehtë, është e rëndësishme të theksojmë – të rinjtë nuk ikin nga shteti, të rinjtë obligohen që të ikin!”, thonë specialistët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button