Do të na vjedhin për gjysmë denari

Tregtarët dhe operatorët me veprimtari komunale dhe të gjitha subjektet që janë në qarkullim pagesor, edhe pas tërheqjes së 50 deni nga qarkullimi, për çka afati përfundimtar është 31 maji i vitit 2013, do të fitojnë nga gjysmë denari nga konsumatorët.

Ata nga 1 prilli i vitit të ardhshëm nuk do të guxojnë të nxjerrin llogari që përmbajnë shuma deri 1 denarë, por për këtë shkak Banka Popullore e Maqedonisë u lejon çka është mbi 50 deni ta rrumbullakësojnë në një denarë.

“Pas 31 marsit të vitit 2013, nuk do të duhej të paraqiten llogari të cilat do të përmbajnë deni. Shumat do të rrumbullakësohen ashtu që ku të paraqetet shuma deri në 49 deni, ajo do të anashkalohet, ndërsa shumat prej 50 deri 59 deni do të rrumbullakësohen në një denarë”, sqarojnë nga Banka Popullore e Maqedonisë.

Tani shumë shpesh ndodh gjatë gjërave me pakicë, në pompa të benzinës, në llogaritë e ujit, rrymës, për ngrohje dhe në komunali të tjera të paraqiten llogari me shuma të denit, ndërsa konsumatorëve, në vend të shumës së vogël, u paguhet një denarë më shumë.
Shitësit thonë se llogaritë i rrumbullakësojnë me një denarë plus, sepse nuk kanë deni për t’ju kthyer konsumatorëve.

Nga Organizata për mbrojtjen e konsumatorëve thonë se ata i përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe shumë shpejtë do të ndërmarrin nismë për zgjidhjen e këtij problem. /portalb/


Lajme të ngjashme

Back to top button