Gjashtë vjet nga vdekja e Arbër Xhaferit

Sot, më 15 gusht bëhen gjashtë vjet nga vdekja e veprimtarit dhe politikanit shqiptar nga Maqedonia, Arbër Xhaferi, njofton Portalb.mk.

Arbër Xhaferi (24 janar 1948 – 15 gusht 2012) ka qenë edhe njëri nga dy shqiptarët, bashkë me Imer Imerin, që nënshkruajtën Marrëveshjen e Ohrit.

I lindur më 24 janar të 1948, në Tetovë, ku edhe mbaroi shkollimin fillor dhe të mesëm, për të vijuar më pas arsimin e lartë në Beograd, Arbër Xhaferi njihet si gazetar, redaktor, analist politik në gazetën “Koha Ditore” me redaktor Veton Surroin dhe “Forum” me redaktor Adem Demaçin dhe publicist, duke botuar “PDSH-ja jo në letër” dhe “Sfidat e demokracisë në shtetet multietnike”.

Nga viti 1993, Arbër Xhaferi i futet politikës, ku në vitin 1994 zgjedhet edhe lider i Partisë Demokratike Shqiptare, parti kjo që në vitin 1998 i fitoi zgjedhjet parlamentare në Maqedoni. Si lider qëndroi deri në vitin 2007, ku u pasua nga lideri aktual i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Për nder të veprimtarisë së tij jetësore, politike dhe kombëtare, autostrada Hani i Elezit – Prishtinë, që lidh Shkupin me Prishtinë, për të dalë në në Rrugën e Kombit është emëruar “Arbër Xhaferi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button