Të paktën 30 trupa të sigurisë afgane vriten nga talibanët

Një sulm i talibanëve në provincën afgane, Baghlan ka lënë të vdekur të paktën 30 ushtarë dhe zyrtarë policorë, kanë njoftuar zyrtarë të provincës.

Udhëheqësi i Këshillit të provincës, Mohammad Safdar Mohseni, ka thënë më 14 gusht, se militantët u kanë vënë zjarrin dy pikave të kontrollit, pas një tjetër sulmi që ka ndodhur një natë më parë në distriktin, Baghlan-e Markazi, njofton REL.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në një varg sulmesh që kanë lënë të vdekur dhjetëra anëtarë të sigurisë afgane në ditët e fundit në gjithë Afganistanin.

Qeveria e Afganistanit, ndonëse e mbështetur nga Perëndimi është përballur me talibanët dhe grupe tjera militante, prej tërheqjes së numrit më të madh të trupave të NATO-s më 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP