Universitet e Maqedonisë askund të listën e Shangait

Universitetet e Maqedonisë edhe këtë vit nuk janë ranguar në listën e Shangait, ku rreshtohen universitetet më të mira Botërore. Lista e rangimit akademik të 1000 universiteteve më të mira botërore për vitin 2018 është publikuar. Në vendin e parë 16 vjet me radhë gjendet Universiteti i Harvardit, në të dytin Stendford nga SHBA, ndërkaq në vendin e tretë Universiteti i Britanisë, Kembrixh, njofton Portalb.mk.

Pas Kembrixhit, universitetet më të mira janë MIT, Berkli, Priston, Oksford, Kolumbia, Kalteç dhe Çikago.

Universiteti i Cirihut, i cili është në vendin e 19-të, ngelet i ranguar si universiteti më i mirë në Evropë, i ndjekur pas Universitetit Kopenhagës, i cili në listën botërore gjendet në vendin e 29.

Universiteti në vendin e tretë në Evropë është i Sorbonës, i cili është në vendin e 36 në listën universiteteve botërore.

Nga vendet e rajonit, universitetet më të mira janë i Beogradit dhe i Athinës, të cilët janë mes vendeve 300 dhe 400, ndërkaq ai i Lublanës, Selanikut “Aristotel” dhe Universiteti Teknik i Athinës janë në grupin mes vendeve 400 dhe 500.

Universiteti në Maribor dhe Universiteti i Zagrebit janë mes vendeve 500 dhe 600, ndërkaq i Sofjes mes 900 dhe 1000.

Listën e Shangait çdo vit e publikon universiteti Ciao Tong nga Shangai dhe është njëra ndër listat më kredibile e cila vlerëson institucionet e larta arsimore.

Kritere kyçe për rangim të universiteteve, mes tjerash janë, numri i publikimit të punimeve shkencore në revistat ndërkombëtare, por edhe numri i fitimit të Çmimit Nobel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button