Shtet që të vret apo të bën vrasës

Sytrim Halitaj

Sytrim Halitaj

Është e vështirë të shkruash për një gjendje kaotike në të cilën jemi dëshmitar të të gjithë hapave që na sollën deri këtu ku jemi sot.

Si fillim, e marim në qafë fëmiun duke i ndihmuar të kaloj klasët në fillore. E vazhdojmë me ritëm të njejtë në të mesmën. Nuk mbaron me kaq, u asfaltojmë rrugëtimin të kryejnë fakultetet me çdo kusht, me mësuesit e profesorët që prindi i ka të afërm, miq të mirë apo shokë biznesi. Dhe janë disa të tjerë që paguajnë shokun/shoqen student apo ndonjë tjetër në faqet online për temat e diplomës ose ndonjë detyrë më paratë e prindërve dhe kështu arrijnë të diplomohen. Të tillët i zënë vendet kyqe të udhëheqësisë së shtetit ndërsa ata që nuk e ndajnë fatin e njejtë, bëhen degë e një rrjeti ku edhe pse synimet i kanë të pastërta dhe duan të japin kontribut pozitiv për shtetin e tyre, bien pre e lojërave dhe planeve ku duhet të anojnë në krahun e injorantëve duke i bërë shërbime krimit. Këta të dytët nuk janë vendim marrës, këta janë ata që përgaditin shkrimet, fjalimet, idetë e servimet e tjera që u bëhen popullit si një shtresë mjegulle duke i lënë të hutuar e në habi shumicën e popullit.

Kjo kategori njerëzish ka sjellur president që shkrimin e leximin nuk e bëjnë si duhet. Ka sjellur kryeministër që as sjelljet nuk i ka konform ligjit e kushtetutës së shtetit. Kjo kategori udhëheqëse solli mjekë që vrasin për gjërat më të thjeshta si apendiciti (zorra qorrë), solli policë që edhe kur marin thirrje emergjente për kërcnimet me jetë,  shfaqen me vonesë në vend ngjarje apo i injorojnë fare thirrjet e tyre. Sollën shërbyes civil që mbahen si bossa/shefa dhe e bëjnë pushim kur ata duan, duke injoruar shërbimet që duhet kryer ndaj qytetarëve. Sollën kryetar të komunave që lëshuan grante/fonde milionëshe dhe asnjëherë nuk përfunduan planprojektet për të cilat ato fonde u dhan. Sollën drejtora që nuk e din as numrin e njerëzve për të cilët janë përgjegjës, mos të flasim për njohuritë ndaj drejtorive që përfaqësojnë. Sollën ministra që për ministritë që thirren nuk e kanë as përgaditjen elementare e mos të flasim për profesionalizëm apo njohje të punës në praktikë. Pra, kemi ministra që me profesion janë mjekë ndërsa udhëheq me Ministrinë e Financave, me profesion ekonomist e udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë, tjetër me profesion jurist e udhëheq me Ministrinë e Kulturës, pra lista është e gjatë.

Sollën profesor që i mbajnë peng studentët e tyre më të mirë sepse i shohin si rivalë e zëvendësues të tyre. Sepse këta student nuk janë me fuqi financiare apo politike dhe kështu maltretohen e ndëshkohen me vite radhazi. Sollën mësues që nuk e kanë as durimin të jenë të tillë e lëre më të mbajnë përgjegjësi për analfabetizmin shoqëror. Sollën akademikë në institute për të cilat kontributi i tyre përveq që nuk dihet, nuk ka as ndonjë nismë që flet, tregon apo shfaqë ndonjë studim ose hulumtim të tyre në aspekt teorik apo praktit të çfarëdo fusheje. Sollën zyrtar shtetëror, që përveq turpit e shkeljeve flagrante ndaj kushtetutës së vendit, ja hupën mundësinë e rimëkëmbjes atdheut të vet. Sollën krimin nga jashtë duke i bërë punët e pista të tyre, e pastaj duke ua veshur petkun e kriminalitetit grupeve të ndryshme, e kështu shfaqen frikë e panikë tek qytetarët duke e rritur ndikimin e tyre politik dhe kështu kapen padrejtësisht pasuri multimilionëshe. Lejuan ardhjen e institucioneve private që me emrat amerikan, gjerman, austriak, anglez etj eksperimentuan e grabiten qytetarët e gjorë.

Shtet, ku presidenti, kryeministri e elita tjetër e politikanëve ndihen më të aftë e më të dobishem se sa mesuesit e profesorët. Sollën njerëz të biznesit që sjellin mishëra, miell e artikuj tjerë ushqimor të dyshimtë. Këto ndodhin sepse inspektoriati është në shërbim të tyre dhe këta nuk i denojnë të tillët sepse si të denohen miqtë që ja mundësuan punësimin. Kështu ndodhin pra, pse cila është arsyeja e darkave dhe e drekave që bëhen bashkë ndërmjet biznesmenëve dhe politikanëve? Vetëm në rast të video inqizimeve ku zihen në vepër penale disa punëtor, vetëm atëherë bëhet pak zhurmë kinse ka dyshime për mashtrime me produkte ushqimore dhe pastaj duke bërë veprime se gjoja po hetohet rasti.

Sollën institucionalist që kur je në hall e në nevojë të tyre, të shofin së pari orën çfare e ke, çfarë ke veshur, dhe kështu me radhë. Pra, gjithçka është në shërbim të tyre, edhe puna e shtetit keqpërdoret për të tilla lojëra. Sepse shteti është në shërbim të tyre dhe jo këta në shërbim të shtetit.

Prandaj, gjatë gjithë kësaj rruge, ne i mohuam fëmijëve tanë gjërat më esenciale të jetës, gjërat që do ta bënin të dobishëm për familjen e vet së pari e pastaj edhe për shoqërinë në përgjithësi.

Ja mohuam të drejtën e mësimit se të dështosh në një lëndë apo të humbasësh semestrin apo edhe një vit nuk të bën dështak dhe nuk është fundi i botës. Ja mohuam të drejtën e mësimit se ti je gabimtar dhe do të gabosh, ja mohuam mësimin se lëshimet e vogla ndonjëherë e kanë edhe çmimin e madh për shpagim. I mohuam fëmijëve tanë mësimin se shkolla nuk ka lidhje me edukimin. I mohuam të drejtën e mësimit se edhe pse disa gjëra marin më shumë kohë të realizohen, nuk duhet asesi të kërkosh shkurtesa për sukseset personale ku si arsye e këtyre shkurtesave do ti kushtoj me jetë pjesës më të madhe të kombit tënd. Këto shkurtesa i njohim si ryshfetet dhe kryerja e favoreve për profite përsonale, duke e lënë totalisht në harresë sherrin që i kanoset shtetit e shoqërisë nga këta virus të vegjël. Këta janë ata virus të vegjël të cilët e pamundësojnë zhvillim e shëndoshë të një vendi. Sollën njerëz që më shumë e kanë hallin e kollares se sa çfarë në realitet përfaqësojnë.

Sollën gazetarë, analistë e mediume që për tu ngritur si të besueshëm te populli, njerëzit e politikës e shesin ndonjë bashkëpartiak të tyre dhe pastaj i shfrytëzojnë duke u bërë shantazhe që shërbimet mediale ti bëjnë sipas kërkesave të politikës që ua bëri të mundshëm zhvillimin dhe daljen në treg.

Sollën ngulfatjen e shtëpisë së tyre, dhe ata që flasin për kundërveprim ndaj një udhëheqësie vrasëse si kjo, atëherë duhet të lajmërohen në institucione që janë të kapura nga politika dhe të përfundojnë në burg për pazare të mëhershme. Ose duhet të bëhen vrasës dhe të bëjnë pazare për të vrarë të tjerët për gabimet dhe lëshimet e bëra gjatë dekadave të tyre sa ishin dhe për aq sa mbeten në përgjegjësitë vendimmarrëse.

Sollën metoden e heshtjës për 2,3 apo më shumë vite e pastaj përsëri me hovin e njejtë të një politike vrasëse. Sollën politikan të cilët e barazuan Kosoven me Serbinë dhe tash kemi ardhur në një gjendje ku për çdo synim euroatlantik të Kosovës duhet që edhe Serbia të aprovoj apo të bëhet edhe ajo pjesë e çdo rrugëtimi të Kosovës duke përfituar mbi kurrizin e liderëve tanë idiot. E barazuan të shtypurin me shtypësin. Sollën harresën e të zhdukurve shqiptar që u vranë e humbën pa shenja nga okupatori serb. Janë harruar ish luftëtarët e lirisë e janë lënë në mjerimin të cilin e krijuan me luftëtarët e rremë. Ky pra, është shteti që të vret me mekanizmat e ndërtuar mbi djersën e gjakun e të pafajshmëve apo të bën vrasës duke të të joshur me shpresën e mashtrimit së një jete luksoze.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP