“Po” në Referendum

Nexhibe Emini

Nexhibe Emini

Nëse i dëshirojmë ndryshimet, duhet të kontribuojmë për ato ndryshime duke i përkrahur varësisht nga momenti. Shansi jonë i qytetarëve të Maqedonisë për ta treguar vetën tonë që jemi pro ndryshimeve është më 30 shtatorë ditë kjo ku do të votohet për referendumin. Referendumi konsiderohet si një nga institucionet më demokratike, përmes të cilit shprehet dhe verifikohet vullneti i popullit duke kuptuar kështu interesat e mirëfillta të qytetarëve dhe popullit. Asnjëherë nuk kemi qenë më afër anëtarësimit për në NATO dhe BE.

Bashkësia Ndërkombëtare, para se gjithash Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, inkurajojnë institucionet dhe faktorët e tjerë në vend, përfshirë dhe opozitën që të mbështesin referendumin për marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit. Referendumin ndryshe mund ta quajmë marrëveshje ndërkombëtare që i zgjidh problemet mes dy shteteve, dhe në këmbim të kësaj, qytetarët e Maqedonisë fitojnë të ardhmen e tyre evropiane dhe euroatlantike.

Le ti themi Po ndryshimeve duke hapur dyert e përparimit të shtetit tonë. Duhet të rikthehet shpresa e rinisë për të kontribuar në vendin e tyre, duke i thënë JO padrejtësisë dhe keqqeverisjeve. Qytetarët nuk kanë çfarë të zgjedhin, nuk kanë alternativa të tjera. apo mundësi tjera më të mira se për të hyrë në NATO dhe BE. Të shfrytëzojmë rastin. Le të shërbejë ky referendum si një reflektim serioz politikë për mënjanimin e një krize në institucionet politike të vendit. Të hapen dyert e zhvillimit dhe të kthehet shpresa për të gjithë qytetarët për një të ardhme më të mirë për vendin tonë duke ofruar, stabilitet ekonomikë dhe drejtësi të barabartë për të gjithë shtetasit e Maqedonisë duke punuar me standarde sipas ligjeve të Bashkimit Evropian.

Integrimi në NATO dhe BE, duhet të shihet në radhë të parë si shans për përparim të gjithanshëm në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Përmasat kryesore të këtij procesi tërësor janë demokracia dhe prosperiteti ekonomik, sigurimi i brendshëm dhe i jashtëm, kontributi për paqen në shkallë të gjerë, emancipimi i gjithanshëm i individit dhe i shoqërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL