NATO: Dallimet midis anëtarëve nuk e dëmtojnë aleancën

Zyrtarët e NATO-s janë shprehur se partnerët e aleancës gjithnjë kanë qenë dakord mbi solidaritetin dhe mbrojtjen reciproke edhe pse mes tyre mund të ketë mosmarrëveshje të herëpashershme, duke iu referuar tensioneve të fundit mes Turqisë dhe SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i NATO-s tha për AA se mes anëtarëve të aleancës herë-herë mund të ketë pikëpamje të ndryshme, por kjo nuk dëmton dakordimin e arritur në çështjet themelore në kaudër të aleancës.

“Partnerët aleatë kanë treguar gjithmonë marrëveshje mbi solidaritetin dhe mbrojtjen reciproke të njëri-tjetrit, edhe pse ka mosmarrëveshje të herëpashershme midis aleatëve të NATO-s”, tha zyrtari i NATO-s, duke bërë të ditur se kjo çështje është në interesin e marrëdhënieve dypalëshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP