Vuçiq: Gjermania tashmë “na përkufizoi” me njohjen e Kosovës

Gjermania tashmë “na përkufizoi” në momentin kur e pranoi Kosovën sovrane dhe të pandarë, tha sot presidenti serb Aleksandar Vuçiq, si përgjigje ndaj pyetjes si ai sheh në qëndrimin e kancelares Angela Merkel se nuk ka ndryshim në kufijt e Ballkanit, raportoi Tanjug.

Vuçiq shprehu habinë se një pjesë e opinionit kishte kuptuar deklaratën e Merkel si porosi të re.

“Çfarë domethënë ajo që tha Merkel? Domethënë se ajo na përkufizoi ashtu që e tërë Kosova është shtet i pavarur”, tha Vuçiq, duke shtuar se njerëzit atë duhet ta kenë në mendje.

“Ata të cilët i gëzohen deklaratës së saj duhet të din se për Merkel, si dhe për tërë botën, me përjashtime të vogla, të gjithë ata e konsiderojnë Kosovën dhe Metohinë si një territor gjithëpërfshirës, sovran dhe të pandashëm dhe se ky territor ju përket shqiptarëve, shtoi ai.

Sipas tij, “vetëm nga këndvështrimi jonë ekziston pyetje – e kujt është Kosova?

“Nga pikëpamja e tyre, ajo është punë e kryer tha Vuçiq. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button