Fondi për Inovacion: Grante fituan familjarët e Veles Samakit, Asaf Ademit, Jovan Donevit dhe Cvetanka Llaskovës

Vetëm 4 nga gjithsej 77 ndërmarrje që aplikuan për grante nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT), pasi ju përgjigjën thirrjes së drejtorit Jovan Despotovski, kanë deklaruar se në udhëheqësinë e tyre kanë të afërt me ministri e Kulturës – Asaf Ademi, ministrin pa resor Velek Samak, ish ambasadorin – Jovan Donev dhe këshilltaren e kryeministrit Zoran Zaev – Cvetanka Llaskova, njofton Portalb.mk.

Këto u kuptuan pasi që ndërmarrjet fituese të granteve nga FIZHT-ja iu përgjigjen thirrjes se: “A keni udhëheqës të ndërmarrjes që kanë afërsi farefisnore me funksionarë shtetëror?“.

“Janë përgjigjur “Mikrosam Prilep AD” – Veles Samak i cili është aksionar dhe ministër pa resor i obliguar për investime të huaja në Qeverinë e Maqedonisë. “Kontura doo Shkup” – Elena Doneva – e afërt me Jovan Donevin, ish ambasador i në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë. “T-sens konstaling doo Shkup” – Merita Ademi – e afërt me ministrin e Kulturës Asaf Ademi. “Dekodiks doo eksport-import Shkup” – Hristina Kerkez – e afërt me këshilltaren e kryeministrit të Maqedonisë, Cvetanka Llaskova”, thuhet në njoftimin e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.

Këto përgjigje do të shqyrtohen nga Komisioni për Miratim të Investimeve.

Ndërkaq ndërmarrjet të cilat në udhëheqësinë e tyre nuk kanë persona që kanë familjarë bartës të funksioneve shtetërore, mund të vazhdojnë me realizimin e investimeve.

Përndryshe, grante nga FIZHT-ja fituan edhe ndërmarrje me bashkëthemelues zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe deputetin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Hari Lokvenec, për të cilën Prokuroria Publike ka hapur lëndë gjyqësore.

Kryeministri Zaev nuk mendon t’i shkarkojë Angjushevin dhe Lokvenecin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button