Bekteshi: Realizuam qëllimin para kohe, këtë vit më shumë se 1 milion turistë vizitojnë Maqedoninë

“Sipas të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave, rritja e numrit të turistëve është duke vazhduar, kështu që në vend që deri në vitin 2020-të, siç parashikohej, ne jemi në prag  për të arritur qëllimin tonë afatgjatë që të kemi 1 milion turistë dhe 3 milionë bujtje në vit, dhe këtë do ta realizojmë këtë vit”, deklaroi sot Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Sipas statistikave të fundit, vetëm në qershor të këtij viti, krahasuar me qershorin e vitit 2017-të, u regjistrua një rritje prej 20.7% e numrit të turistëve, ndërsa numri i bujtjeve për 23.4%. Numri i turistëve vendas në qershor të këtij viti, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, u rrit me 15.9%, ndërsa numri i turistëve të huaj u rrit me 22.4%.

“Duke u shprehur në numra absolutë, vetëm në qershor të vitit 2018 kishte 102.327 turistë në vend, të cilët realizuan 243.175 bujtje dhe deri në fund të qershorit Maqedoninë, këtë vit e kanë vizituar gjithsej 433.361 turistë, me gjithsej 923.855 bujtje”, tha Bekteshi. Në periudhën janar-qershor 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve u rrit me 16.4%, si më poshtë: numri i turistëve vendas u rrit me 9.3%, ndërsa i atyre të huaj, me 19.8%.

Sipas Ministrit të Ekonomisë, pjesa e turizmit në Bruto Prodhimin Vendor (BPV) pritet të jetë rreth 3%, duke pasur parasysh se projektimi deri në vitin 2020 është 4%, dhe kjo rritje e vazhdueshme e numrit e turistëve do të thotë automatikisht një hyrje më e madhe valutore.

“Kjo është një shenjë se ne po lëvizim në drejtimin e duhur dhe politikat janë shkëlqyeshëm të vendosura. Hyrja e Maqedonisë në NATO do të thotë heqje e pengesës së fundit që është përmendur shpesh nga turistët e huaj, që kanëanashkaluar vendin tonë, dhe kjo është çështja e sigurisë më të madhe. Por, ajo gjithashtu do të thotë rritje e investimeve në infrastrukturën e turizmit, që me siguri do të kontribuojë në zhvillimin e sektorit të turizmit”, theksoi Bekteshi, duke shtuar se vendet në rajon, si pjesë e NATO-s apo të familjes së BE-së,  ka ndjerë tashmë rëndësinë e anëtarësimit në drejtim të rritjes dhe zhvillimit ekonomik, duke përfshirë edhe zhvillimin e sektorit të turizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP