Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është kundër kontrollit të DAP-it në llogaritë e qytetarëve

Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (DMDHP), është kundër kontrollit të Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) në llogaritë e qytetarëve, informojnë nëpërmjet kumtesës, njofton Portalb.mk.

Në të thuhet se që në fund të majit të këtij viti kanë dhënë mendim negativ, se ndryshimet e propozuara në ligjin për banka nuk janë të harmonizuara me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Ndryshimet e propozuara ligjore nuk janë në pajtueshmëri me parimet për mbrojtje të të dhënave (veçmas parimi i proporcionalitetit dhe patjetërsueshmërisë), të konfirmuara në nenin 5 paragrafi 1 nga ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Ndryshimet e propozuara ligjore, të cilat kanë të bëjnë me DAP-in, krijojnë të ashtuquajtur “bul pull” sistem, me të cilin nuk sigurohet mbledhje proporcionale dhe të patjetërsueshme të të dhënave, ndërkaq të dhënat personal me vëllimin e tyre nuk janë të patjetërsueshme në lidhje me plotësimin e qëllimeve për shkak së cilës përpunohen sipas parimeve për mbrojtjen e të dhënave personale të konfirmuara me nenin 5 paragrafi 1 alinetë 1,2 dhe 3 nga ligji për mbrojtjen e të dhënave personale”, thuhet mes tjerash në kumtesë.

Prej atje thonë se në shkurt të këtij viti kanë mbajtur takim me Asociacionin Bankar të Maqedonisë dhe me DAP-in dhe që atëherë kanë thënë se paraprakisht do të duhen ndryshime të patjetërsueshme edhe të ligjit për DAP, me të cilat do të konstatohen masa mbrojtëse për të drejtat dhe liritë e personave fizik.

DAP do të mundet t’i kontrollojë llogaritë bankare të qytetarëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button