“Jazz Festival” vazhdon traditën, në Tetovë sjellë ikonat e xhazit (FOTO)

“Jazz Festival” në muajin shtator dhe tetor do të realizojë edicionin e tretë të tij, i cili do të bëjë që për tretë natë, në sallën e Pallatit të Kulturës të jehojnë tinguj të muzikës xhaz, njofton Portalb.mk. Pjesë e festivalit do të jenë edhe ikonat shqiptare, Eda Zari dhe Rona Nishliu.

Nata e parë e “Jazz Festival” është më 21 shtator dhe në të do të paraqiten Eda Zari me grupin e saj si: Rhani Krija, Gert Kapo, Vladimir Gica, Christian Kappe dhe Visar Kuçi.

Nata e dytë do të mbahet më 29 shtator ku do të marrin pjesë Rona Nishliu quartet.

Nata e tretë dhe e fundit do të mbahet më 25 tetor me pjesëmarrës si Toni Kitanovski dhe Ritmos Negros, trio me muzikantë nga Peru, Spanja dhe Bullgaria.

Që të tria mbrëmjet do të mbahen në Pallatin e Kulturës me fillim prej ora 20:00.

Festivali është i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Pallati i Kulturës në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button