Shilegov: Kushtet klimatike kontribuuan në paraqitjen intensive të mushkonjave

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, sot kumtoi se mjetet të cilat përdoret për spërkatje kundër mushkonjave në kryeqytet nuk ndikojnë në shëndetin e njerëzve. Në Shkup është spërkatur me mjete nga ndërmarrja gjermane “Bauer” dhe në periudhën e kaluar janë bërë analiza, njofton Portalb.mk.

“Preparatin të cilin e përdorim nuk ndikon ndaj shëndetit të njerëzve dhe pak ose minimalisht ndikon në pjesën e ngelur të botës së gjallë. Veçanërisht i trajton mushkonjat dhe insektet tjera të cilat paraqiten si insekte të dëmshme në këtë periudhë. Qyteti gjithmonë në mënyrë përkatëse i ka njoftuar bletarët që t’i mbrojnë foletë me qëllim që të mos vijë deri te zhdukja e bletëve”, deklaroi Shilegov në parkun në Gjorçe Petrov.

Ai informoi se kushtet klimatike kanë kontribuuar në paraqitjen intensive të mushkonjave.

“Më 1 korrik temperatura ishte 18 gradë dhe ka pasur reshje. Kemi pas periudhë të gjatë të reshjeve gjatë verës dhe menjëherë pas asaj është temperaturat janë rritur dhe tharrja në fakt, paraqet bazë për rritjen intensive, shpërndarjen e mushkonjave. Për shkak të paraqitjes së tillë masive, edhe pse paraprakisht dy herë janë trajtuar mushkonjat, kemi dhënë intensitet me qëllim që ta mbrojmë shëndetin e qytetarëve”, tha Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button