Një traktorist nga Shkupi duke vozitur ka vdekur dhe është rrëzuar në lum

Një shkupjan 74-vjeçar, dje në fshatin Qoseleri duke e drejtuar traktorin ka vdekur dhe ka rënë në lum.

Siç kumtoi MPB-ja, S.P. në periudhën prej ora 10:30 deri në 11 në një rrugë jo të kategorizuar në fshatin Qoseleri, Komuna Llozovë, duke e drejtuar traktorin “IMT 533” ka vdekur në traktor, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në lum.

Vdekja është konstatuar nga një mjek i Institutit publik shëndetësor Shën Nikollë. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i Stacionit policor Shën Nikollë, ndërsa me urdhër të Prokurorit publik, trupi i të vdekurit i është dorëzuar familjes për varrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button