MPB demanton se komandanti i “Alfave” ka shfrytëzuar veturën zyrtare për qëllime private

Ministria e Punëve të Brendshme ka demantuar informatat nëpër media që komandanti i njësitit policor “Alfa” e ka shfrytëzuar veturën zyrtare për qëllime private. Ajo nëpërmjet një kumtese thotë se Dimovski, ka të drejtë për shfrytëzimin e veturës 24 orë, ndërkaq thotë se është në dijeni për lëvizjen e tij, e cila ka qenë i angazhuar me detyrë zyrtare, njofton Portalb.mk.

“Në lidhje me disa informata të cilat dolën në media për shkelje të urdhrit për shfrytëzim të veturave zyrtare në MPB, ju informojmë se komandanti i njësitit policor, Primisllav Dimovski, është në pajtueshmëri me urdhrin, ndërkaq në lidhje me Rregulloren për shpërndarje të shfrytëzimit, mirëmbajtjes dhe rinovimit të veturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka të drejtë 24 orë shfrytëzim të veturës zyrtare. MPB është në njohur për lëvizjen dhe shfrytëzimin e veturës në rastin konkret nga ana komandantit të “Alfave” dhe ju informojmë se e njëjta është bërë për shkak të detyrave zyrtare”, thonë nga MPB.

Ndryshe, sot “Nezavisen Vesnik“, ka publikuar një shkrim në të cilin thuhej se Dimovski, vikendin e kaluar me veturë zyrtare “Shkoda” ka qëndruar në Ohër, ku është dashur të marrë pjesë në dasmë të vajzës së një shokut në një restorant afër liqenit.

Siç shkruajti gazeta, deri tek ata kanë arritur fotografi në të cilën shihet vetura kontestuese, ku është incizuar në Ohër.

Nga gazeta e kanë kontaktuar Dimovskin, por ai ka thënë që nuk guxon të flet për gazetarët pa marrë leje nga eprorët e tij. Të afërmit e tij kanë konfirmuar se ai me të vërtetë ka qenë në Ohër, por demantojnë se ka qenë në vizitë private.

Ndryshe, këto ditë pritet të shkarkohet drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Llazo Vellkovski, pas skandalit ku vetura zyrtare e MPB-së është parë në Greqi për qëllime private.

Veturë zyrtare e MPB-së në rrugë të Greqisë për pushime (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button