Shkarkimi i Vellkovskit sot në seancë qeveritare, kush do ta zëvendësojë?

Sot, në seancë qeveritare do të vendoset nëse do të shkarkohet drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Llazo Vellkovski, pas skandalit me veturën zyrtare (xhip) të MPB-së që është parë në Greqi, njofton Portalb.mk.

Seanca mbahet pasi që hetim i brendshëm në MPB vërtetoi se është bërë shkelje e procedurës për udhëtime zyrtare, ngaqë në fillim të muajit, një pjesë të mediave kanë publikuar fotografi nga automjeti zyrtar “Renxh rover”, deri sa ka kaluar kufirin e Greqisë. Është hetuar se nëse në të vërtete vajza e drejtorit të BSP me automjet është dërguar deri atje, për çka u konfirmua se nuk është ruajtur procedura për udhëtime zyrta.

I pyetur dje kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev për emrin i cili do ta pasojë Vellkovskin, ai tha se ende nuk është diskutuar për një gjë të tillë, dhe se fillimisht do ta shqyrtojnë kërkesën për largim.

Skandali me veturën e policisë, të martën Qeveria vendos për shkarkimin e Vellkovskit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button