IPA marrëveshjet e reja më tërheqëse për bujqit

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural filloi me firmosjen e 31 marrëveshjeve të reja për mbështetje financiare me kërkuesit e mjeteve nga IPARD programi i thirrjes së pestë publike në të cilën kanë mbërritur 92 aplikime.

Interesim më të madh ka për investime në ekonominë bujqësore me qëllim të ristrukturimit dhe mbindërtimit për arritjen e standardeve të BE-së, 52 kërkesa, për diverzim dhe zhvillim të aktiviteteve ekonomike gjegjësisht, 26 kërkesa, dhe për investime për përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore, 14 kërkesa.

Financat për këto marrëveshje arrijnë 33.3 milionë denarë prej të cilave 50 për qind është shuma e cila do të bashkë-financohet pas realizimit të investimit. Prej numrit të përgjithshëm të projekteve të aprovuara në kuadër të kësaj thirrje publike 25 investime kanë të bëjnë me mbjelljen e pemëve. Shuma e marrëveshjeve të firmosuara deri më tani të IPARD Programit tejkalon 460 milionë denarë apo 7.5 milionë euro. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button