‘Smartphoni’ dhe ekrani te fëmijët, si të sillen prindërit!

Ekspertët rekomandojnë që fëmijëve nuk duhet t’u lejohet të kalojnë më tepër sesa një deri në dy orë në ditë para ekraneve. Prindërit duhet të ndërgjegjësohen se ndikimi negativ i kohës që kalohet me një “smartphone” në duar është në shumë drejtime, – ngrenë alarmin studiuesit, shkruan Bordo.al.

Sipas studiuesve, koha që kalojnë fëmijët përpara ekraneve të “smartphone”-ve, kompjuterëve, televizorëve apo pajisjeve të tjera me ekran, mund t’i mësojë ata me një jetë sedentare, duke shtuar rreziqet që ata të kalojnë në mbipeshë apo të bëhen madje obezë.

Për këtë arsye, Shoqata amerikane e Zemrës (AHA) kërkon prej prindërve bashkë me organizata të tjera, që të kufizojnë kohën e qëndrimit të fëmijëve të tyre para ekranëve. Ajo rekomandon që fëmijëve t’u lejohet të kalojnë vetëm një deri në dy orë në ditë, e jo më shumë para ekranëve.

Edhe pse nuk është ende e qartë sesi koha që kalojnë fëmijët para ekraneve ndikon ndaj mbipeshës, studimet tregojnë se ekrani ndikon ndaj sjelljes së fëmijëve për shkak se, ata “humbasin mendjen” dhe ndjenjën e urisë apo të ngopjes, kur janë përpara ekranëve.

Google dhe Apple po marrin masa

Prodhuesit e sistemeve të telefonisë celulare Android dhe iOS, Google dhe Apple, janë duke përfshirë në aparatet e tyre aplikime të reja që t’u ndihmojnë aplikuesve të shkurtojnë kohën që kalojnë përpara ekraneve.

Burimi/ www.dw.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button