Produkt i ri turistik malor i cili do t’i lidh Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën (FOTO)

Një produkt i ri trans-ndërkombëtar i turizmit malor “Haj Skardus Treil” (High Scardus Trail) i cili i lidh malet në fushat kufitare të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës u promovua më 11 gusht në Peshkopi të Shqipërisë, njofton Portalb.mk.

Në korniza të promovimit, ka pasur edhe alpinizëm të dy grupeve në dy shtigje të cilat janë pjesë nga HST, Bitushe – Velivar – Hinoske dhe Ura Torbeshe – Korab – Radomir.

Alpinistët të cilët kanë nisur nga Bitushe të Maqedonisë, janë takuar në majën e Velivarit me alpinistët të cilët kanë nisur nga Popinari i Shqipërsië dhe bashkë janë lëshuar në fshatin Hinoske të Shqipërisë.

Alpinistët që janë ngjitur në Korab, në maje janë takuar me alpinistët nga Shqipëria dhe bashkë janë lëshuar në Radomir të Shqipërisë, transmeton “Meta“.

HST ka gjatësi prej 495 kilometra dhe mundëson krijimin e tureve me gjatësi të ndryshme, zgjatje dhe nivele të ndryshme të vështirësive. Ekzistojnë 16 sekuenca kryesore dhe një numër i shtigjeve lidhëse të cilat dërgojnë deri te vendet e banuara dhe shërbejnë si hyrje dhe dalje të pikave deri ose nga shtegu kryesor.

Qëllimi i projektit është që t’i përmirësojë mundësitë për punësimin në sektorin e turizmit në rajonin kufitar mes Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë nëpërmjet zhvillimit dhe promovimit të ofertave ekzistuese avanturistike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button