17 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, gjuha shqipe ende e papërdorshme në institucione shtetërore

17 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, dhjetë vjet nga miratimi i ligjit të parë të gjuhës shipe në vitin 2008, dhe pesë muaj nga miratimi i dytë i ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjuha shqipe vazhdon të jetë e papërdorshme në institucionet shtetërore, edhe pse shqiptarët janë më shumë 20 për qind. Funksionarët qeveriarë thonë se presin, ndërkaq ligji nuk publikohet në Gazetën Zyrtare, kurse prioritete i Qeverisë së Maqedonisë tash është referendumi, shkruan Portalb.mk.

“Unë besoj se ai do të publikohet së shpejti. Ligji i gjuhëve së shpejti do të publikohet”, tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në ngjarjen e shënimit të 17 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Ndërkaq zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani tha tash për tash zhvillohet procese që janë shumë të rëndësishme.

“Ligji i gjuhëve është miratuar. Ne tash po merremi me procese që janë shumë të rëndësishme. Tash po merremi me përgatitjet, për shkak se në momentin e miratimit ne duhet të jemi të përgatitur”, tha Osmani.

Nga ana tjetër, para një kohe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi se Ligji për përdorimin e gjuhëve me të cilin parashihet përdorim më i gjerë i gjuhës shqipe do të publikohet në Gazetën Zyrtare pas referendumit, bashkërisht me Marrëveshjen e ratifikuar Maqedoni – Greqi. Për këtë marrëveshje do të mbahet referendum më 30 shtator, dhe deri atëherë as ligji i gjuhëve nuk do të hyjë në fuqi.

Përndryshe, ligji i gjuhëve në votimin e dytë kaloi më 14 mars, për shkak se i njëjti nuk u dekretua nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, deri më sot nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare. Meqë “formulën” për mosdrektetim pas votimit të dytë, kryetari Ivanov e zbatoi edhe ndaj marrëveshjes së ratifikuar mes Maqedoni – Greqisë, kohë më parë kryeparlamentari Talat Xhaferi ka deklaruar se ekziston mundësia, Ligji i gjuhëve dhe marrëveshja e ratifikuar me Greqinë, bashkërisht të publikohen në Gazetën Zyrtare.

Ligji i gjuhëve “i lidhur” për marrëveshjen me Greqinë: pas referendumit publikohen në Gazetën Zyrtare (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button