Zëvendëskryeministri Hazbi Lika bojkotoi edhe manifestimin e Marrëveshjes së Ohrit (VIDEO)

Edhe pse në krye të Sekretariatit për Zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika nuk u pa në manifestimin qendror të Qeverisë së Maqedonisë për shënimin e 17 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, njofton Portalb.mk. Kjo është ngjarja e katërt e rëndësishme në Maqedoni të cilën e bojkotoi zëvendëskryeministri Hazbi Lika.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe bashkëpartiaku, Bujar Osmani për arsyen e mosprezencës së Likës në manifestim, tha të pyetet ai.

“Jo nuk ka qenë i pranishëm. Më mirë është të pyetet ai për mosprezencën”, tha Osmani.

Lika nuk është parë as në konferencën për 1 vjetorin e Qeverisë së Maqedonisë, për arritjen e marrëveshjes së emrit me Greqinë, as gjatë nënshkrimit të saj në Prespë, dhe së fundmi, edhe pse paralajmëroi praninë e tij në konferencën Rose Roth, e njëjta u anulua në momentin e fundit. Lika rregullisht nuk është i pranishëm as në seanca qeveritare.

Mediat spekulojnë nuk shkon as në punë dhe se mosprania e tij në publik, është si rezultat i pakënaqësive të tija partiake. Portalb.mk disa herë ka tentuar që të marrë qëndrim për këto tituj, por nga Qeveria i kanë demantuar. Demante për përçarje brenda BDI-së kanë dërguar edhe nga pjesëtarët partiak.

Sekretariati që udhëhiqet nga Hazbi Lika është realizues edhe i procesit të sistematizimit të administratorëve, mirëpo, për të cilin nuk ka mbajtur konferencë për media që prej muajit mars, edhe pse ishte e paralajmëruar disa herë. Si pasojë Qeveria e Maqedonisë ende nuk di se sa administratorë të punësuar me Marrëveshjen e Ohrit e që janë përfshirë në fazën e parë të sistematizimit – 958 në numër – kanë filluar me punë.

Lika i pakapshëm

Kohë më parë Portalb.mk, ka dërguar kërkesë deri te kabineti i tij, për qasje deri të informatat me karakter publik, e njëjta edhe pas katër muajve nuk ka përgjigje as pozitive, as negative. Lika thyen ligjin për qasje deri tek informatat me karakter publik, ndërkohë që vazhdon të hesht dhe të mos duket në publik.

Edhe pas 4 muajsh, Qeveria e Maqedonisë ende “nuk di” sa administratorë kanë nisur me punë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button